Futboll Sport

“JAM VIKTIMË”/ Ronaldinho rrëfehet nga hoteli: Kaloja më mirë në burg

Një makth pa fund për Ronaldinjon ngujimi në hotelin paraguaian ku qëndron prej tre muajsh. Braziliani po vuan arrestin në “shtëpi” së bashku me vëllain për shkak të procesit gjyqësor që e lidh me përdorimin e mjeteve identifikuese false. Prej 6 marsit liria e tij është në dorën e autoriteteve dhe nuk dihet ende edhe sa ditë të tjera ish-futbollisti do të duhet të kalojë i mbyllur në dhomën e një hoteli në Asunsion ku jeton në privatësi të plotë dhe i asistuar nga një staf prej 18 punonjësish dhe disa rojesh që alternohen në turne prej 6 orësh.

Pak ditë më parë Gjykata e Apelit i refuzoi të drejtën e lirisë me kusht, pavarësisht se puna e gjykatave në Paraguai vijon me ritme tepër të ulëta. Ishte ky shkaku kryesor i kërkesës së avokatëve të Dinjos, e cila gjithsesi u refuzua, çka e detyron ish-lojtarin e Barcelonës dhe Milanit që të vijojë të qëndrojë në kryeqytetin e vendit latin. Përveç kartave false të identitetit, procesi në fjalë ngarkon vëllezërit De Asis edhe me akuzën e pastrimit të parave, ndaj edhe prokurorët e çështjes kanë qenë drastikë në vendimin e tyre për të rrëzuar kërkesën e lirisë me kusht për Dinjon.
RONALDINJO
BURG I ARTË — Nuk dihet kur do të jetë seanca e radhës dhe as se sa të përfshirë janë vëllezërit në falsifikime apo pastrim parash. Dinjo vijon të deklarojë se është “viktimë” dhe “bashkëpunëtor pa dijeni” i një sistemi të arkitektuar nga sipërmarrësja paraguaiane Dalia Lopez, e cila është në kërkim nga autoritetet. Sa i përket yllit brazilian, problem madhor ka edhe mungesën e futbollit. Burime nga brenda hotelit ku qëndron Dinjo bëjnë të ditur se i mungon burgu pasi aty mund të argëtohej duke luajtur me bashkëvuajtësit e tjerë, teksa në hotel nuk ka asnjë mundësi të tillë. “Kur isha në burg, mund të kaloja kohën duke luajtur, ndërsa në këtë hotel nuk bëj dot asgjë e çdo ditë që kalon më duket si përjetësi”, mësohet të ketë deklaruar Ronaldinjo.

Related posts

E BUJSHME NË MERKATON E VERËS/ Juventus bën tjetër goditje me kosto zero në Premier, ja problemi i vetëm

Delo.autor

Largimi nga kombëtarja/ DALIC takohet me kreun e Federatës Kroate dhe vulos të ARDHMEN

Isa.Autor

Neymar shpenzon energji në fushë, Bruna Marquezine relaksohet në det!

Isa.Autor

Leave a Comment