Futboll Premier League Sport

MANCHESTER CITY GATI GODITJEN E MADHE/ Zëvendësuesi i sulmuesit Sane vjen nga La Liga, ja emri

Manchester City është gati të bëjë një goditje të madhe për të zëvendësuar Leroy Sane. Blerja e re e Bayern Munich ka lënë një boshllëk në repartin sulmues të anglezëve, që do të mbushet nga një blerje e re.

Skuadra e Pep Guardiola-s peshkon në La Liga dhe, sipas BBC, objektivi është Ferran Torres, sulmues krahu në pronësi të Valencia-s.

Kontrata e 20-vjeçarit skadon 30 qershorin e ardhshëm dhe duket se ai nuk ka ndërmend të rinovojë. Ai ka luajtur 44 ndeshje në këtë sezon, duke shënuar 6 gola dhe duke dhënë 8 asiste.

Klubi spanjoll e vlerëson rreth 50 milionë euro.

Operacioni mund të mbyllet shumë shpejt me një marrëveshje që do të ishte e kënaqshme për të gjitha palët.

Related posts

DHUNA NDAJ ARBITRIT/ Reagim shokues i klubit të Shkumbinit: Nuk kemi goditur… (VIDEO)

Delo.autor

“AI KA DISA AFTËSI FANTASTIKE”/ Davide Ancelotti: Calvert-Lewin është si Ronaldo

Delo.autor

ANALIZON SEZONIN QË PO KALOJNË “KATALANASIT”/ Burgos: Tek Barcelona po ndodhin gjëra të çudtishme. Messi…

Delo.autor

Leave a Comment