Futboll Seria A Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Interi gati të transferojë futbollistin e Bayern Munich

Interi nuk i ndahet mbrojtësve të Bundesligës. Pasi mori Hakimin nga Dortmundi, tani po mendon të sjellë në Milano edhe mbrojtësin e Bajern Mynihut David Alaba. Austriaku është shumë i rëndësishëm për skemën e Antonio Kontes pasi mund të luajë fare mirë në mbrojtjen me tre.

alaba

Thuhet se agjentët e Alabas kanë qenë para izolimit nga pandemia në Milano për tu takuar me drejtuesit e skuadrës së Interit. Mbrojtësi vlerësohet 50 milion euro nga skuadra bavareze, por ai mund të largohet si lojtarë i lirë nëse nuk rinovon kontratën e cila i skadon vitin tjetër. Lajmi bëhet i ditur nga “SportMediaset”

Të interesuar për Alaban janë edhe skuadra të tjera të mëdha si Real Madrid apo Mançester Siti, por Interi mund të ketë një avantazh. Zikaltërit mund të përdorin Perisiçin për të arritur tek mbrojtësi i Bajernit.

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ CAGLIARIT/ Spalletti afron një tjetër lojtar akademia, shihni “perlën” e tij në stërvitje (VIDEO)

Delo.autor

Të gjithë presin dënimin e Flamurtarit, Idrizi bisedime me të preferuarin e tij

Sadik.Autor

ZGJODHI MINO RAIOLAN SI MENAXHER/ Insigne sqaron tifozët e Napolit, ja deklarata e tij

Delo.autor

Leave a Comment