Futboll Seria A Sport

OBJEKTIVI I JUVENTUS ËSHTË CHAMPIONS/ Në Spanjë e japin të sigurt largimin e CR7 dhe zbulojnë ekipin e ri

Juventus-i po shkon drejt titullit të radhës në kampionat, por skuadra e Maurizio Sarri-t nuk ka bindur.

Objektivi kryesor i bardhezinjve është Champions League që, aktualisht, duke shumë i vështirë për të arritur, me Juventus që duhet të përmbysë humbjen 1-0 të pësuar në ndeshjen e parë të 1/8-ave kundër Lyon-it.

Një eliminim i parakohshëm i Zonjës nga kompeticioni më i rëndësishëm europian për klube mund ta shtyjë Ronaldo-n të marrë një vendim për të ardhmen.

Sipas Don Balon, në fakt, ylli portugez mund të largohet nga Juventus-i këtë verë. Sulmuesi ka përfunduar në shënjestrën e Newcastle, që shumë shpejt mund të kalojë në duart e sheikëve.

Related posts

NGRE SIPARIN PAS 7 DITËSH/ Mësoni kombëtaret favorite për fitimin e “EURO 2020”

Delo.autor

BASTET/ Shqipëri-Armeni, kuqezinjtë dukshëm favoritë. Sa kuotohet fitorja sot e Kombëtares në “Air Albania”

F.autor

DISIPLINA MERR VENDIMIN/ Ndërprerja e ndeshjes Vllaznia-Shiroki, UEFA gjobit klubin shkodran me…

Delo.autor

Leave a Comment