Futboll La Liga Sport

NGA E ARDHMJA E “PLESHTIT” TEK NEYMAR/ Presidenti Bartomeu: Ju tregoj trajnerin që do kemi sezonin tjetër

Bartomeu i mbyll dy ert Interit për një largim të mundshëm të Lionel Mesit, por e pranon se me skuadrën zikaltër ka pasur bisedime të shumta për Lautaro Martinezin. Në një intervistë për gazetën “Mundo Deportivo” presidenti i Barcelonës thotë se Kike Setien do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm, pavarësisht se ai ka një raport të shkëlqyer me Ksavi Hernandezin. Numri një i klubit katalanas thotë se skuadra e tij është një nga më të penalizuarat nga kriza që ka sjellë Koronavirusi dhe merkatoja e ardhshme do të ketë në qendër të saj shkëmbimet e futbollistëve.

CHAMPIONS

“Barcelona është gjithmonë favorite në të gjitha kompeticionet që merr pjesë, në kampionat dhe në Champions. Shpirti i saj fitues nuk duhet vënë kurrë në pikëpyetje dhe lojtarët që kemi në përbërje janë kampionë. Për momentin jemi të fokusuar te ndeshja kundër Napolit dhe kualifikimi në raundin e ardhshëm do të ishte shumë i rëndësishëm”.

KIKE SETIEN

“E kemi thënë gjithmonë që Kike Setien është trajneri ynë dhe do të vazhdojë ta drejtojë skuadrën edhe në Ligën e Kampioneve. Kemi shumë besim te ky kompeticion. Napoli është hapi i parë dhe pastaj do të vazhdojmë rrugëtimin në këtë sezon”.

KSAVI

“Ksavi është një njeri me të cilin kam pasur një raport të shkëlqyer. Flas shpesh me të dhe për tema të ndryshme, por vitin e ardhshëm trajneri i Barcelonës do të jetë Kike Setien. Ai ka një kontratë me ekipin tonë dhe do ta respektojmë”.

LEO MESI

“Leo e ka thënë disa herë që dëshiron t’i japë fund karrierës te Barcelona. Ky është klubi i jetës së tij dhe nuk kam dyshime që Mesi do të vazhdojë të luajë në këtë skuadër përtej vitit 2021, vit në të cilin i përfundon kontrata”.

VAR

“Vazhdoj të mendoj të njëjtën gjë. VAR-i në pjesën e dytë të sezonit ka marrë disa vendime, të cilat nuk kanë qenë të duhurat. Ne jemi liga më e mirë në botë dhe VAR-i nuk ka qenë në lartësinë e duhur. Mendoj se kjo ligë ka nevojë për teknologji më të mirë”.skysports-barcelona-josep-maria-bartomeu-president-nou-camp_3821988

PEREZ DHE RUBIALES

“Unë kurrë nuk kam telefonuar Rubialesin për t’iu ankuar për VAR-in. Edhe biseda e zotërisë Tebas nuk më rezulton të jetë e vërtetë. Nuk mendoj se është diçka normale që për çdo gjë që nuk na pëlqen, të telefonojmë presidentin e federatës”.

FUENLABRADA

“Është një temë që duhet të investigohet dhe duhet të shkojë deri në fund. Të gjithë personat e përfshirë në këtë temë duhet që të marrin përgjegjësitë e tyre. Nëse dikush ka gabuar, atëherë duhet që të vuajë pasojat”.

NEJMAR DHE LAUTARO

“E kam thënë edhe më parë se pandemia e Koronavirusit ka ndikuar në shumë projekte dhe në strategji. Nëse nuk do të bëhen shkëmbime futbollistësh, do të jetë një merkato e vështirë. Për Lautaron ne folëm me Interin përpara disa kohësh, ndërsa për momentin nuk kemi asnjë bisedë të hapur. Kjo temë ka ngecur”. ZGJEDHJET “E kam thënë shumë herë që do të ishte një mungesë përgjegjësie nga ana ime nëse do të bëja dorëheqje në këto momente. Pandemia na solli shumë punë dhe duhet t’i çojmë në fund”.

PANDEMIA

“Kriza që solli Koronavirusi na ka krijuar shumë probleme dhe Barcelona është një nga klubet më të goditura nga kjo pandemi”.

Related posts

“Gattuso ka mentalitet fitues, Montella…”

Q.Autor

“ZOTI I FUTBOLLIT ËSHTË VETËM NJË”/ Messi përlot opinionistin italian me “magjinë” (VIDEO)

Delo.autor

TRONDITET ATLETICO/ Pas Luis Suarez dëmtohen edhe 2 titullarë të tjerë. Ja emrat…

Delo.autor

Leave a Comment