Futboll Kategoria Superiore Sport

“NUK MUND TA PËRSHKRUAJ KËTË NDJENJË”/ Ismajlgeci: Titullar me Tiranën pastaj Kombëtaren

Marsel Ismajlgeci ka realizuar një ëndërr. Aktivizimi me Tiranën e madhe dhe mbi të gjitha titulli, janë kulmi për mbrojtësin e linjës së majtë. I riu është një tjetër zbulim i bardhebluve dhe vlerat e tij i tregoi me atë gol ndaj Flamurtarit.
ismajlgeci
“Jam shumë i lumtur që shënova gol në Vlorë dhe një ditë më vonë fituam matematikisht kampionatin. Është ëndërr për të gjithë lojtarët të luajnë me Tiranën. Nuk mund të përshkruhet me fjalë. Në një moment je në stol dhe më pas me skuadrën më të titulluar të Shqipërisë. E përsëris, diçka e madhe për një lojtar të moshës sime që të jetë në fushë në një stadium me 20 mijë vetë. Janë të shumtë lojtarët që luajnë në nivele të larta dhe nuk shpallen dot kampionë. Është ëndërr që bëhet realitet, ashtu siç e thashë edhe më lart. Si fillim objektivi është që të marr sa më shumë minuta me ekipin e Tiranës. Të shkoj pak nga pak te vendi i titullarit. Në fund është edhe Kombëtarja, por ai është një objektiv që duhet ta arrijmë avash-avash. Nëse jam top me ekipin e Tiranës, jam i bindur që një ditë do të vijë edhe Kombëtarja”, u shpreh 20-vjeçari për “Panorama Sport.

Related posts

AKUZAT PËR PËRDHUNIM/ Lëvizin “ekuilibrat” e CR7. Cënohet imazhi, shqetësohen sponsorët

Isa.Autor

Statistika skandaloze/ Partizani ka 12 vite pa fituar një ndeshje në Kupat e Europës

Isa.Autor

FESTAT E FUNDVITIT/ Stërvitje me babagjyshër për Tiranën, argëtim para duelit me Teutën

Delo.autor

Leave a Comment