Futboll Seria A Sport

U KRITIKUA NGA TRAJNERI/ Talenti italian kërkon takim me Romën për të diskutuar mbi të ardhmen

Agjenti i Nikolo Zaniolos, Klaudio Vigoreli raportohet se ka kërkuar një takim me drejtuesit e Romës pas komenteve të trajnerit Paulo Fonseka për klientin e tij. Mesfushori i avancuar u kritikua nga trajneri portugez pas fitores 2-1 ndaj Veronës.

zaniolo

Fonseka ka lajmëruar se nuk ka asnjë problem mes tyre, por “Corriere Dello Sport” pretendon se agjenti i Zaniolos ka kërkuar një takim me drejtuesit e Romës. Gazeta italiane mëson se një takim është vendosur për javën tjetër, për të mësuar nëse për yllin Italian ka ndonjë projekt nga ana e Romës. Pretendohet se agjenti i mesfushorit do kërkojë që Zaniolo të mbrohet më mirë në të ardhmen nga klubi verdhekuq. Gjithashtu takimi javës tjetër do shërbejë edhe për të qartësuar edhe situatën pas ndeshjes ndaj Veronës, ku talenti kërkon garanci nga klubi për të ardhmen.

Zaniolo ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave, me Juventusin që dukej ekipi më i interesuar por bardhezinjtë nuk duken gati të plotësojnë kërkesat financiare të Romës për mesfushorin për momentin.

Related posts

“DUHET TË LARGOHET ME…”/ Terry dënon veprimin e portierit të Chelseat

Delo.autor

MBYLLET NDESHJA/ Nuk ka mrekulli në Barcelonë, Spanja mund Shqipërinë në minutën e fundit

F.autor

SFIDA NDAJ SKËNDERBEUT/ Dy seanca stërvitore në ditë, ja si duket gjendja tek kampi i Partizanit…

Delo.autor

Leave a Comment