Bundesliga Futboll Sport

HISTORIKE NË BUNDESLIGA/ Bomberi Lewandowski shënon dhe barazon rekordin e legjendës gjermane

Robert Levandovski është futur në histori të Bundesligës gjermane, teksa ditën e sotme ka arritur shifrën e 40 golave sezonalë në këtë kampionat.

Sulmuesi i Bajernit gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 26-të të takimit ndaj Frajburgut, në ndeshjen e mbyllur 2-2. Më këtë gol, polaku ka arritur shifrën e 40 rrjetave sezonale në Bundesligë, njëjtë si legjenda gjermane Gerd Myler, i cili arriti këtë shifër në sezonin 1971-1972.

Pas shumë viteve, tashmë Levandovski ka barazuar rekordin e vendosur nga Myler, teksa ka mundësinë ta kalojë atë, pasi ka edhe një ndeshje tjetër në dispozicion, atë ndaj Augsburgut javën e ardhshme.

Related posts

“ÇMENDURIA” E DORTMUND/ “Verdhezinjtë” gati të nënshkruajnë me portierin turk për 25 milionë euro

Delo.autor

Mbrojtja “tradhton” Panuccin/ Izraeli mposht Shqipërinë me pragmatizëm

Isa.Autor

ZBULON PRAPASKENAT/ Rooney tregon se e kishte çuar Ronaldon para ndeshjes së “Djajve të Kuq” tek…

Delo.autor

Leave a Comment