Futboll Seria A Sport

TIFOZERIA E FIORENTINAS KUNDËR RIBERY/ “Ultrasit”: Laj gojën para se…

Disave nuk i ka pëlqyer aspak shfryrja e Franck Ribery pas vjedhjes së pësuar në vilën e tij në Firence.

Francezi e ka gjetur shtëpinë të grabitur pasi është kthyer nga transferta në Parma dhe ka shprehur gjithë zhgënjimin e tij në një mesazh të gjatë në rrjetet sociale, duke shtuar se ai dhe familja e tij do të merrnin vendimet e domosdoshme për mirëqenien e tyre.

Një frazë që ka nënkuptuar mundësinë e një lamtumire të francezit nga  Firence.

“I dashur Franck, e kuptojmë tronditjen tënde, por duhet të lash gojën para së të flasësh për Firencen si të ishte Medelin”.

Fjalët e publikuar nga Il Gironale, tingëllojnë si një qëndrim i qartë i tifozerisë së organizuar vjollcë kundër kampionit francez:

“Të pasurit vidhen kudo, por ata kanë fati që të marrin masa mbrojtëse. Të varfrit, nga ana tjetër, vidhen edhe ata, por nuk kanë luksin të ngrenë zërin”.

Related posts

LIVE/ Laçi-Teuta: Starton pjesa e dytë, Laçi do të mundohet të regojë me 10 lojtarë (VIDEO)

Isa.Autor

Messi kërkon largimin e Digne, e zëvendëson me objektivin e Real Madrid

Q.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Juventusi kërkon tjetër transfertë nga “Los Blancos”, Ronaldo telefonon…

Delo.autor

Leave a Comment