Futboll Shqipëri Sport

TIRANA NIS LËVIZJET NË MERKATO/ Shikoni 3 lojtarët në orbitën “bardheblu”

Drejtori sportiv i Prishtinës, Granit Begolli, pranon se Tirana ka shfaqur interes rreth portierit të skuadrës, Visar Bekaj. Në një prononcim për “Indeksonline”, zyrtari i Prishtinës shtoi se lojtari do të largohet nëse paguhet shuma e kërkuar nga Prishtina. Bekaj konsiderohet një nga lojtarët më të mirë në kampionatin e Kosovës, ndërsa bëhet me dije se 24 herë kampionët e Shqipërisë i kanë ofruar 75 mijë euro Prishtinës për të blerë Bekajn.

Bekaj

“Po, ka pasur interesim nga ana e Tiranës. Nëse dikush paguan çmimin që klubi kërkon, atëherë Visar Bekaj mund të largohet”, u shpreh për “Indeksonline” drejtori sportiv i Prishtinës, Begolli. Kujtojmë që presidenti i Tiranës, Refik Halili, ndoqi sfidën e Prishtinës me Dritën në stadiumin Fadil Vokrri, ndërsa u raportua se bardheblutë po vëzhgonin se cilin prej lojtarëve të “Plisave” mund të sjellin në ambientin e 24 herë kampionëve të Shqipërisë, veçanërisht portierin Visar Bekaj dhe mbrojtësin Armend Thaqin. Halili shoqërohej nga mbrojtësi i Tiranës Tefik Osmani.

PAZAR EDHE TEK APOLONIA – Nuk është vetëm Kosova tregu i Tiranës. Dihet që prej kohësh Tirana po kërkon të afrojë futbollistë edhe nga kampionati shqiptar, më saktë, nga Kategoria e Parë. Bëhet fjalë për Apoloninë dhe dy të rinjtë e saj, Eljon Sota dhe Romeo Harizaj. I pari është mbrojtës dhe kapiteni i Apolonisë. Gjithashtu edhe ish-lojtar i Shpresave. Luan në mbrojtje dhe ka premisat për t’u bërë lider në mbrojtje. Mosha është e mirë, talenti ekziston, ndërsa Tirana e bën lojtar klasi.

Apolonia-Kukesi

Një tjetër futbollist që kërkohet nga Tirana është Romeo Harizaj. Portier, vetëm 21 vjeç dhe me të ardhme të madhe përpara, edhe Harizaj mund të jetë një opsion për portën e Tiranës, duke u rritur së bashku me Ilion Likën. Gjithsesi, problemi i lojtarëve mbetet çmimi. Apolonia nuk i lëshon pa para dhe Tirana duhet të paguajë mirë, që t’i marrë në ekip. Dy lojtarët do të ishin perfekt për Tiranën, sepse bardheblutë sa hap e mbyll sytë do të rinovonin skuadrën. Halili, gjithashtu, po sheh edhe jashtë Shqipërisë, sidomos nga kampionati afrikan, me Hektor Çomon që është gati të sjellë në Shqipëri lojtarë si Uinful Kobina.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Lehtësohet Klopp, lideri i Liverpool rikthehet për Atleticon! (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Laçi-Kukësi, Mbyllet pjesa e parë, Barazpeshë totale në Kurbin

Delo.autor

Valverde: Largimi i Neymar, një moment i vështirë për Barcelonën

Q.Autor

Leave a Comment