Futboll Seria A Sport

NAINGGOLAN-CAGLIARI, ORË VENDIMTARE/ Inter jep “ok” mbi formulën, por duhet gjetur gjuha ekonomike

Orë vendimtare për transferimin e Radja Nainggolan nga Interi te Cagliari. Presidenti i klubit sard, Tommaso Giulini është në Milano, i cili këtë mëngjes u takua me avokatin e mesfushorit belg Alesandro Beltrami dhe përcaktoi marrëveshjen për “martesën”.

Çfarë mungon? Gjetja e akordit me Interin: kontakte të vazhdueshme në këto orë, teksa formula e transferimit është gjetur: huazim me detyrim blerje. Natyrisht, duhet gjetur gjuha mbi shifrat dhe ndoshta kartonë futbollistësh të përfshirë.

Interi po mundohet të kënaqë pretendimet e Cagliarit, por nuk do të bëjë aspak skonto. Në anën tjetër, klubi ishullor kërkon kthimin e Nainggolan, i cili ka biseduar edhe me Godin këto ditë.

Related posts

NIS SONTE SEZONI I RI I CHAMPIONS/ Spikat Milan-Liverpool! Arbër Hoxha sfidon Bayernin në Gjermani

F.autor

HISTORIA E MULLER/ Dashuria e pamundur me vajzën SHQIPTARE që punonte tek Hotel “Dajti”

Isa.Autor

Dortmundi nuk ‘fal’, i vendos çmim stratosferik objektivit të Man Unitedit dhe Bayern Munich

Q.Autor

Leave a Comment