Futboll Sport

88 GOLA ME VLLAZNINË/ Megi Doçi merr në dorë “Këpucën e Artë”

Sulmuesja e Vllaznisë Megi Doçi mopri çmimin si golashënuesja më e mirë e futbollit për femra në Shqipëri.
23-vjeçarja realizoi 88 gola me ekipin shkodran dhe fitoi me meritë çmimin “Këpuca e Artë” për sezonin 2019-2020. Doçi falenderoi shoqet e skuadrës për triumfin personal, ndërsa shtoi se dëshiron të fitojë akoma më shumë trofe në karrierë.

“Ndihem shumë e lumtur dhe shumë e gëzuar për vetë faktin se kam punuar shumë në mënyrë individuale por edhe me ekipin. Merita është e shoqeve të skuadrës të cilat duhet ti falenderoj shumë, por edhe stafin teknik të Vllanzisë për mbështetjen që më kanë dhënë. Në skuadër bëhet një punë e madhe për të arritur që unë të shënoj.
MEGI DOCI
Champions League në prag? Skuadra është në rindërtim e sipër sepse drejtuesit po punojnë për të gjetur lojtare që të përforcojnë ekipin për mungesat që kemi evidentuar. Mendoj se është duke u bërë një punë shumë e mirë sepse ekipi brenda dy ditësh do të grumbullohet në Shkodër për fazën përgatitore. Do të presim shortin dhe do të shohim. Objektivat e mi për të ardhmen janë të mëdha, duke ditur që unë kam arritur të fitoj gjithçka në Shqipëri, kupa, kampionate, Topin e Artë dhe titullin e golashënueses më të mirë. Do të punoj shumë për të arritur përsëri këto suksese por diçka konkrete në mëndjen time përveç punës nuk ka”,  deklaroi fituesja e “Këpucës së Artë 2019-2020”, për femra Megi Doçi.

Related posts

SHËNOI GOLIN E PARË ME MILANIN/ Higuain i ekzaltuar: Forca çuna, nuk dorëzohemi…

Isa.Autor

U SHPALL KAMPION EUROPE ME LIVERPOOL/ Xherdan Shaqiri në historinë e futbollit

Delo.autor

KUALIFIKUESET E EURO 2024/ Risi në listën e Anglisë, sa shumë yje të grumbulluar

F.autor

Leave a Comment