Futboll Sport

LAÇI HEROIK/ Portieri Sherri i dhuron kualifikimin kurbinasve pas 120 minutash

Laçi ia ka dalë mbanë! Ekipi kurbinas ia ka dalë të eliminojë Keslen në Azerbajxhan pas 120 minutash lojë me penallti 5-4. Ndeshja u mbyll me rezultatin 0-0 me kurbinasit që vuajtën jo pak. Ekipi i Armando Cungut luajti me një lojtar më pak që pas daljes me karton të kuq të Lucas Ramosit.

Bardhezinjtë ruajtën portën e paprekur dhe për shkak të portierit Alen Sherri, i cili shfaqi një formë të mirë. Tanët arritën të mbanin rezultatin, madje dhe të detyronin vendasit të dilnin me të kuq. Shtesat nuk dhuruan fitues dhe ishin penalltitë që vendosën kualifikimin.

Djemtë e Cungut nuk gabuan asgjë duke qenë përfekt, ndërsa në penalltinë e fundit heroi ishte Alen Sherri. Portieri shkodran priti penalltinë që i siguroi kualifikimin ekipit të tij. Një shpërblim ky nga shtatlarti që i bën presidentit Laska që besoi tek ai.

Related posts

Problemet financiare/ Interi pritet të humbasë shërbimet e Skriniar për…

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Futbollisti më i pasur në botë largohet nga Premier dhe firmos me klubin e ri…

Delo.autor

Kalimi tek Benevento, Sagna zbulon arsyet pse zgjodhi klubin italian

Q.Autor

Leave a Comment