Futboll Seria A Sport

DËSHTIM TOTAL/ Mrekullia e Ronaldos nuk mjafton, Juventus jashtë Champions

Juventusi nuk ia ka dalë! Pavarësisht fitores 2-1 ndaj Lyon në Torino, nuk ka mjaftuar që të kualifikohet, pasi goli i shënuar nga Depay me parabolën në 11-të metërsh ishte vrastar për ekipin e Sarrit, që në 45’ e dyta provoi në çdo formë të shënonte, por nuk gjeti rrjetën…

Dy herë Ronaldo (me penallti dhe gol spektakolar) përmbysi francezët dhe kishte plot minuta për të gjetur golin e kualifikimit, por ai nuk erdhi. Skuadra e Maurizio Sarrit e mbyll sezonin vetëm me fitimin e titullit, duke humbur finale e Kupës, finalen e Superkupës dhe duke u larguar nga Champions që në fazën e 1/16-ve…

Lyon, 5 muaj pa futboll, arrin të kualifikohet në fazën finale, që do të luhet në Lisbonë.

Related posts

Goal.com: Edon Zhegrova, supertalenti nga Kosova që ëndërron Barcelonën

Q.Autor

KONFIRMON RUMMENIGGE/ Stadiumi i Bayern Munich hap dyert për tifozët për ndeshjet e…

Delo.autor

Gol i çmendur në ndeshjen Kosta Rika-Serbi (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment