Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Champions Juventus-Lyon. Rezultati 2-1

Po luhet ndeshja e kthimit të Ligës së Kampionëve mes Juventus dhe Lyon, për fazën e 1/8-ve.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Francë përfundoi me fitoren 1-0 të vendasve, të cilët do të kërkojnë të ruajnë këtë avantazh edhe në ndeshjen e kthimit dhe pse jo të shënojnë edhe një gol, për t’ia bërë më të vështirë italianëve.

Nga ana tjetër, Juventusi që sapo është shpallur kampion, do të kërkojë përmbysjen, për të shpresuar te fitimi i trofeut të Ligës së Kampioneve, i cili mungon prej kohësh, ndonëse i kanë shkuar disa herë shumë afër. Sfida në Torino premton spektakël, me të dyja skuadrat që duan të presin biletën për në fazën tjetër të këtij kompeticioni.

 

LIVE/ Juventus – Lyon 2-1

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 60/ Juventus kalon në avantazh falë golit të shënuar nga Cristiano Ronaldo.

Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 43/ Juventus barazon shifrat me golin e shënuar nga Cristiano Ronaldo me 11-metërsh.

MINUTA 12/ Lyon kalon në avantazh falë golit të shënuar nga Memphis Depay me 11-metërsh.

MINUTA 10/ Arbitri akordon penallti në favor të Lyon.

MINUTA 1/ Starton sfida

Related posts

SHQIPËRI-LITUANI/ Për golin dhe festën e parë kuqezi në “Air Albania”

Delo.autor

E ÇUDITSHME NË KUPËN E TURQISË/ Shikoni në çfarë terreni luajnë milionerët Robinho dhe Demba Ba (VIDEO)

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Vajushi kalon provën dhe firmos në Rumani tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment