Futboll La Liga Sport

MESAZH LAMTUMIRE NGA KUMBULLA/ Mbrojtësi pranë transferimit tek Inter (FOTO)

Në Serie A e këtij sezoni një nga personazhet absolut ishte dhe Marash Kumbulla. Qendërmbrojtësi kuqezi shkëlqeu në sezonin e tij të parë në elitën e futbollit italian duke tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha, brenda dhe jashtë Italisë. Prej kohësh është folur për një largim të Kumbullës nga Verona ku Lazio dhe Inter vijojnë betejën në distancë. Vetë Kumbulla ka folur pak për të ardhmen ndërsa së fundmi është ndalur duke analizuar vitin e tij të parë në Serie A:

Marashi

“Nëse ndalem për një moment dhe mendoj për sezonin e sapo mbyllur më duket një ëndërr. Duke nisur nga 25 gushti, dita e debutimit në A, ditë që nuk do ta harroj kurrë, ashtu si 5 tetorit dhe gëzimin e golit tim të parë. Sfidat me bigët e kampionatit tonë, fitorja kundër ekipit kampion të Italisë. Kjo është meritë e një grupi fantastik që më bën të ndihem krenar”, shkruan ndër të tjera Kumbulla në faqen e tij zyrtare në Instagram. Sipas mediave italiane, Inter mbetet favorit për të siguruar shërbimet e Kumbullës. Klubi zikaltër prej kohësh ka paraqitur një ofertë prej 30 milion euro, për momentin mbetet oferta më e mirë për Verona.
(BalkanWeb)

Related posts

“Sa shumë zemra të thyera”/ Mendy i kërkon falje lojtarëve të… fantazisë

Isa.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Real Madrid mendon akoma të transferojë yllin holandez…

Delo.autor

“HABIT” SPALETI/ Trajneri ka gati surprizën për derbin me Milanin

Isa.Autor

Leave a Comment