Futboll Sport

COPA AMERICA/ Trajneri Scaloni lë jashtë kombëtares yllin Dybala, zbulon arsyen

“Nuk ka asnjë që të ndihet më keq se unë, Paulo është një lojtar që e adhuroj. Por na duhen lojtarë që janë gati, në maksimumin e formës”.

Më këto fjalë e ka shpjeguar trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, përjashtimin e Dybala nga lista e të grumbulluarve për Copa America.

“Ka kaluar një sezon të vështirë, dëmtimet nuk e kanë lejuar të luajë me vazhdimësi. Është kthyer shumë vonë, ndër të tjera në një moment të komplikuar për Juventus”, ka shtuar trajneri i bardhekaltërve.

“Nëse do të kishim patur 26 lojtarë, do ta kisha marrë, por kemi qenë të detyruar ta marrim këtë vendim para një liste kaq të kufizuar. Është vetëm një pauzë: vlera e tij nuk diskutohet, shpresoj që të rikuperojë sa më shpejt formën dhe të kthehet me ne”.

Related posts

Tronditet peshëngritja shqiptare, shtetet me doping jashtë Olimpiadës

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Avdiaj bën “NAMIN” në Holandë, shënon dy gola brenda 6 minutash

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Napoli sfidon Barcelonën, Chelsea pret Bayern Munich

Delo.autor

Leave a Comment