Futboll La Liga Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Real Madrid largon talentin, Dortmund nënshkruan me të riun…

Real Madridi dhe Borussia Dortmund kanë vendosur dhe zyrtarisht që të huazojnë futbollistin Reinier Jesus për dy vitet e ardhshme. Trajneri Zinedine Zidane nuk e kishte në plane, prandaj spanjollët e larguan që të fitojë përvojë.

Dortmundi e ka mirëpritur dhe do mbajë lojtarin për 2 vite në formë huazimi. “Real Madridi dhe Borussia Dortmundi kanë arrtiur akordin e huazimit për lojtarin Reinier Jesus. Ai do të qëndrojë i huazuar deri më 30 qershor 2022”, – shkruhet në njoftimin e klubit.

Braziliani u afrua si një nga talentët më të mëdhenj të vendit të tij, por nuk ka çarë mes yjeve të Realit. Reinier tashmë pritet të shfaqë vlerat e tij dhe të ndjekë gjurmë e Achraf Hakimit që bëri mirë në Gjermani.

Related posts

Watford ‘turpëron’ Chelsean, Conte bën gati ‘valixhet’

Q.Autor

U ELIMINUA NGA LAÇI/ Habit trajneri i Keshlas: Ata që duhej të gjuanin penalltitë refuzuan

Delo.autor

E BUJSHME/ Superkompjuteri parashikon sezonin e ri në Premier, zbulon kampionin i ardhshëm

Delo.autor

Leave a Comment