Futboll La Liga Sport

FOTOLAJM/ Trajneri i ri i Barcelonës kapet mat në aeroport!

Barcelona shkarkoi ditën e djeshme trajnerin Quique Setien dhe sot i erdhi radha drejtorit sportiv, Eric Abidal. Rindërtimi i ekipit do të nisë tashmë dhe trajneri i ri duket se do të jetë Ronald Koeman.

Trajneri holandez u kap mat në aeroportin e Barcelonës. El Chiringuito publikoi foton e teknikut që duket se vjen zyrtarisht për të marrë frenat e skuadrës. Ai ka aktivizuar klauzolën e lirimit nga Holanda në rast se e kërkonte Barca dhe tani do të vihet në krye të ekipit.

Bartomeu shpreson që me holandezin, një njeri që e njeh ambientin, mund të rikthejë ekipin në shina. Zyrtarizimi i teknikut të ri pritet të ndodhë në orët e ardhshme.

Related posts

DY TRAJNERËT MË TË NJOHUR NË FUTBOLL/ Top-formacionet e Guardiolës dhe Mourinhos, cili do të triumfonte?!

Delo.autor

KJO NUK PRITEJ/ A do të luajë MESSI kundër INTERIT? Valverde jep këtë përgjigje BEFASUESE

Isa.Autor

MBROJTJA “ZIKALTËR” FLE GJUMË/ Ramsey mposht portierin Handanovic dhe zhbllokon derbin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment