Futboll Ligue 1 Sport

JUVENTUS E KËRKON ME ÇDO KUSHT/ PSG futet garë për objektivin numër një të Pirlos, ja emri

PSG ka vendosur të futet në garë për mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba.

Duke parë se kontrata e lojtarit me Djajtë e Kuq skadon pas 12 muajsh dhe duke parë se nuk po zhvillohen negociata për rinovimin e marrëveshjes, përshtypja është se Pogba mund të bindet të largohet nga Old Trafford.

Francezi është ëndrra e Andrea Pirlo-s në merkato. Megjithatë, sipas Tuttomercatoweb, trajneri i ri i Juventus-itket se do të duhet të përballet me drejtorin sportiv të PSG-së, Leonardo, gjithashtu i interesuar për kampionin e botës.

Francezët janë në kërkim të një lideri për mesfushën dhe, përveç Pogba-së, po ndjekin edhe Sergej Milinkovic-Savic të Lazio-s dhe Thiago Alacantara-n e Bayern Munich.

Related posts

U DHA LAMTUMIRËN SHOKËVE TË SKUADRËS/ Ndodh e pabesueshmja me Edinson Cavanin

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Genoa-Milan. Rezultati 1-2

Delo.autor

TIFOZËT ANGLEZ NUK PËRMBAHEN/ Hipin mbi autobus dhe festojnë kualifikimin në finale të “3 Luanëve” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment