Futboll Ligue 1 Sport

“KJO ËSHTË ËNDRRA JONË”/ Marquinhos beson tek Champions, zbulon çfarë ka ndryshuar tek PSG

Falë edhe një goli të tijin, PSG ka arritur të eliminojë Atalanta-n dhe të kualifikohet në gjysmëfinalet e Champions League.

Marquinhos, qendërmbrojtës i përshtatur edhe si mesfushor, ka folur në prag të ndeshjes që francezët do të luajnë mbrëmjen e sotme kundër Leipzig.

Braziliani, në një intervistë të dhënë për UEFA-n, ka thënë:

“Kemi ndryshuar shumë në sezonet e fundit. Ajo që kemi bërë në këto vite na ka ndihmuar të rritemi dhe na ka lënë disa p;agë, por na ka ndihmuar të arrijmë këtu ku jemi tani”.

“Goli ndaj Atalanta-s? Ka qenë një shpërthim ndjenjash dhe emocionesh. Menjëherë pas golit jam  kthyer dhe kam parë shokët e skuadrës në stol dhe në shkallët e stadiumit. Pa fjalë”.

“Duam ta fitojmë Champions-in sepse jemi ambiciozë. E duam. Kjo është ëndrra jonë”.

Related posts

Vllazninë e lënë VETËM/ Javën e ardhshme priten zhvilllime të reja për “kuqeblutë”

Sadik.Autor

Cristiano Ronaldo takon SHOKËT E “RINJ”. Shikoni si e presin Chiellini… (VIDEO)

Sadik.Autor

DUARTROKET VENDIMIN E DOUGLAS COSTA/ Legjenda braziliane: Më mirë që iku nga Juventus

Delo.autor

Leave a Comment