Futboll Kategoria Superiore Sport

REALIZOI SUPER GOL/ Marku: Ndihem më mirë në mesfushë

Herald Marku la shenjën e tij në këtë fitore të rëndësishme të Vllaznisë, duke shënuar një gol spektakolar në minutën e 19-të. Ai ishte protagonist edhe në disa raste të tjera me gjuajtjet potente nga jashtë zonës dhe me lojën e tij konstante.

Pas ndeshjes, mesfushori për “Panorama Sport” u shpreh i lumtur për golin, ndërkohë që ka lënë të hapur vazhdimin e aventurës së tij me fanellën e Vllaznisë. “Ishte një ndeshje shumë emocionuese dhe jam i kënaqur që u mbyll me sukses të plotë nga ana jonë. Jam i kënaqur që gjeta golin e parë timin në këtë sezon në një përballje të tillë të rëndësishme. Goli erdhi në një moment të vonë, por atëherë kur duhej. Jam shumë i lumtur që kontribuova në këtë fitore. Pozicioni? Do të luaj ku të më thonë trajnerët dhe aty do të përpiqem të jap më të mirën. Në mesin e fushës normalisht që jam më shumë i kënaqur. Dua të theksoj se jam shumë i lumtur që Vllaznia do të jetë në Superiore edhe sezonin e ardhshëm. Kam pasur kontakte me drejtuesit që të jem sërish pjesë e këtij ekipi, por të shohim. Kontrata më ka përfunduar dhe me drejtuesit kam pasur kontakte për të ardhmen”, tha mes të tjerash titullari si skuadrës kuqeblu.

Related posts

“ÇMIME TË KRIPURA”/ Deri në 90 mijë lekë për të parë kombëtaren ndaj Skocisë

Isa.Autor

SOLIDARIZIMI NUK NJEH KUFIJ/ Tifozët grek nisen drejt Shqipërisë për ushqime dhe barna mjekësore (FOTO)

Delo.autor

SAMPDORIA-MILAN/ Pioli i beson treshes së sulmit Leao, Giroud dhe Saelemaekers (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment