Futboll La Liga Sport

REVOLUCION TEK “KATALANASIT”/ Barcelona nuk vonon, emëron edhe pasuesin e Éric Abidal

Barcelona njoftoi këtë të mërkurë emërimin e Ramón Planes si sekretar teknik i klubit Barça. Dorëheqja e fundit e Éric Abidal ka bërë që personi në fjalë të ngjitet në majën e sekretariatit teknik të katalanasve. Përmes një deklarate të shkurtër, Barça raportoi emërimin e Ramón Planes, i cili tashmë po punon me Ronald Koeman për projektin e ri. Trajneri holandez dhe sekretari teknik janë në kontakt të përhershëm, aq më tepër në këto ditë të para, për të hartuar sa më shpejt hartën e rrugës së klubit në merkato.

Vendimi i Barcelonës për të emëruar Ramón Planes si drejtues të sekretariatit teknik forcon pozicionin e menaxherit në një moment veçanërisht kritik dhe në të cilin do të duhet të merren shumë vendime, disa prej tyre të pakëndshme, siç njihen nga vetë presidenti i Barçës, Josep Maria Bartomeu, në një intervistë të dhënë të martën në televizionin e klubit.

Related posts

Raul i kujton Realit: Juventusi eliminoi Barcelonën vitin e kaluar

Sadik.Autor

LIVE/ SHQIPËRI-UELLS: Kombëtarja në KAOS, Panuçi kërkon shpëtim në një miqësore

Isa.Autor

Katastrofë për Barçën/ Dëmtim i rëndë, ja sa do mungojë Iniesta

Q.Autor

Leave a Comment