Futboll Seria A Sport

SHKARKIMI I SARRIT/ Ish-ylli i Juventus hakmerret me një “like” (EMRI)

Lajmi i ditës është sigurisht ai i shkarkimit të Maurizio Sarri-t.

Ish-trajneri juventin tashmë e ka paguar shtrenjtë eliminimin nga Champions League kundër Lyon-it, por gjatë gjithë sezonit Juventus nuk ka arritur të tregojë kurrë një lojë bindëse.

Jo vetëm, aventura e trajnerit toskan është karakterizuar edhe nga disa mosmarrëveshje me disa lojtarë, mes të cilëve ka qenë edhe Emre Can.

Mesfushori gjerman ka qenë një nga lojtarët kryesorë të repartit me Allegri-n, por nuk e ka parë shumë fushën me Sarri-n dhe ka zgjedhur të transferohet te Borussia Dortmund në janar.

Të dy nuk janë dashur shumë dhe mesfushori është hakmarrë duke i dhënë një “like” lajmit për shkarkimin e Sarri-t.

Related posts

Gerti Çarçani: Prioritet i FSHF-së është futbolli i fëmijëve

Q.Autor

DERBI BARAZIM NË “PAQE”/ Getafe i merr 1 pikë “Los Blancos” dhe rikthehen në zonën Champions

Delo.autor

Seedorf rikthehet sërish si trajner në Europë, gati të marrë drejtimin e skuadrës spanjolle

Q.Autor

Leave a Comment