Futboll Seria A Sport

SHKARKIMI I SARRIT PËRÇAN BOTËN/ Nga “trajner për ekipet e vogla” te “meriton Barçën”, ja reagimet e tifozëve

Lajmi për shkarkimin e Sarri-t ka bërë xhiron e botës dhe në rrjetet sociale, përveç tifozëve italianë, kanë dhënë mendimin e tyre në lidhje me vendimin e bardhezinjve edhe ata të huaj.

Dhe reagimet kanë qenë të ndryshme. Dikush e do në Camp Nou. “E them përsëri, trajneri i ardhshëm i Barcelona-s duhet të jetë Sarri. Perfekt për stilin e lojës dhe për vlerat, do të ndihej më mirë këtu nga sa është ndier te Chelsea ose Juventus”.

Në fakt, shumë janë të bindur se trajneri nuk ka marrë elozhet që meritonte në dy eksperiencat e tij të fundit.

“Sarri është me të vërtetë i pafat: ka fituar Europa League me një Chelsea të vdekur dhe është shkarkuar. Tani ka fituar titullin me një Juventus po aq të vdekur dhe është shkarkuar përsëri”.

Megjithatë, dikush nuk është dakord. “Sarri duhet të falënderojë Chelsea-n dhe Juventus-in për ato që ka fituar, nuk mbaj mend një trajner më të keq që nga koha e Scolari-t”.

Një tjetër ka bërë një analizë më të detajuar. “Sarri nuk ishte trajneri i duhur për Juventus-in. Stili i tij i lojës kërkon kohë për t’u perfeksionuar dhe as Chelsea dhe as Juventus nuk ia ka dhënë kohën që i duhej. Juventus është ndërtuar për të fituar Champions League, por ishte e pamundur që Sarri ta fitonte në sezonin e tij të parë”.

Më pas ka ardhur një kritikë e ashpër. “Sarri është i mirë për një klub që nuk ka shumë ambicie. Ajo skemë loje dhe aftësitë për të menaxhuar ekipin mund ta ndihmojnë të mbijetojë vetëm një klube të mesme ose vogla”.

Related posts

“Ringjallet” Arsenali, leksion Milanit në “San Siro”

Q.Autor

U “TURPËRUA”/ Shihni GAFËN që bën futbollisti i Realit (VIDEO)

F.autor

MILAN-LAZIO/ Shtangen “Kuqezinjtë”, ja si çmendet trajneri Inzaghi pas golit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment