Futboll La Liga Sport

SULMON GERARD PIQUE/ Fituesi i Kupës së Botës: Një mbrojtës i nivelit të mesëm, mjekrën dhe të dashurën i ka…

Oskar Rugeri ka lëshuar akuza të forta në drejtim të mbrojtësit të Barcelonës, Zherard Pike. Rugeri është një emër i njohur pasi ka luajtur me Boka Zhuniorsin, River Plate dhe Real Madridin si dhe ka fituar Kupën e Botës me Argjentinën në vitin 1986.

“Pike është një lojtar i nivelit të dytë. Ai është siç isha unë apo shumë të tjerë, një mbrojtës i nivelit të mesëm, asgjë më shumë. Sigurisht ka një imazh të bukur, mjekrën e ka të bukur. Mos të harrojmë edhe të dashurën e famshme dhe të bukur. Nëse do luante me Valencian askush nuk do e njihte. Është tek Barcelona dhe ndryshon puna.

Ai nuk e vret mendjen për presion. Serxhio Ramos është ndryshe, ai është mbrojtësi më i mirë në botë”, deklaroi Rugeri për “Fox Sport”.

Related posts

VENTSPILS-TEUTA/ Trajneri Shkëmbi synon një rezultat pozitiv në transfertë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PËRFUNDON TELENOVELA E LIBERTADORES/ Ja momenti kur River Plate ngritë titullin në “Bernabeu”… (VIDEO)

Isa.Autor

NDODH EDHE KJO/ Po festonte triumfin në Europa League, futbollistit të Sevilla-s tentojnë t’i grabisin shtëpinë

Delo.autor

Leave a Comment