Futboll Seria A Sport

“ÇFARË SHAKAJE E SHËMTUAR”/ Ibrahimovic mbron yllin e Juventus: Trajneri është i paaftë

Kanë plasur polemikat në Suedi për përjashtimin e yllit të ri të Juventus-it, Dejan Kulusevski, nga formacioni titullar i ndeshjes së Nations League kundër Francës.

Shtypi suedez ka sulmuar ashpër trajnerin Janne Andersson që e ka aktivizuar talentin e bardhezinjve vetëm në minutat e fundit, me lojtarin që nuk e ka pritur aspak mirë këtë vendim.

“Kam mbetur i tronditur, nuk ka patur kohë për të bërë diçka. Por futbolli është edhe ky dhe e respektoj vendimin e trajnerit”, ka thënë Kulusevski për shtypin suedez.

Trajneri Andresson ka provuar të minimizojë, por në krah të juventinit ka dalë Zlatan Ibrahimovic. Suedezi ka sulmuar trajnerin e kombëtares me një postim në Twitter:

“Çfarë shakaje e shëmtuar. Një tjetër konfirmim: persona të paaftë në pozicionet e gabuara që po i marrin frymën futbollit suedez”.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Xavi tek Barcelona, e kishte parashikuar kontratën në Katar me një klauzolë qesharake

Delo.autor

RRITJA E RASTEVE ME COVID-19/ Bundesliga parashikon izolim tjetër për klubet e saj, pritet vendimi

Delo.autor

Çmenduria e Adil Rami me tymin toksik, që nxori Francën nga hoteli në mes të natës

Isa.Autor

Leave a Comment