Futboll Kombëtarja Sport

E KËRKOI TIRANA/ Mbrojtësi i Kombëtares drejt kalimit në kampionatin italian

Arlind Ajeti mund të vazhdojë karrierën e tij në Itali, më saktë në Serinë B.

ajeti

Prej dy vitesh, mbrojtësi nuk po kalon momente të mira, teksa është kushtëzuar edhe nga dëmtimet. Nga shkurti i sezonit të kaluar, mbrojtësi është pjesë e Vejlse në Danimarkë, teksa në merkaton e janarit u përfol edhe për një interesim të Tiranës për mbrojtësin.

Megjithatë tashmë karriera e futbollistit mund të vazjdojë në Itali, aty ku sipas gazetarit të njohur Alfredo Pedulla, e kërkon skuadra e Rexhinës, e cila militon në Serinë B.

Këta të fundit janë në kërkim të një mbrojtësi dhe kanë piketuar pikërisht Ajetin, që do i pëlqente një rikthim në Itali, ku ka luajtur për Krotonen, Frozinonen dhe Torinon.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Tirana arrin akordin me “gardianin” Edvan Bakaj, ja përfitimet

Delo.autor

PARAKALOI ISH-KAPITENIN INIESTA/ Messi bëhet “vrasësi” i miteve, ja objektivi i radhës

Delo.autor

Giroud: Pogbas i duhet qetësia për të shfaqur talentin e tij

Sadik.Autor