Futboll Sport

E TURPSHME/ Degjeneron në dhunë ndeshja e futbollit. Ekipi vendas rreh rivalët dhe familjarët e tyre

Një ndeshje e kategorisë së tretë në Kosovë është shndërruar në një arenë të shëmtuar dhune. Takimi midis FK Mati dhe FK Elitë ka degjeneruar në sherr të hapur, ku disa prej futbollistëve miq dhe familjarët e tyre janë goditur nga presidenti i klubit të Matit dhe lojtarët e tij.

Denoncimin për ngjarjen skandaloze e ka bërë FK Elitë, ku tregon se policia ka qëndruar neutrale dhe nuk ndërhyrë për të ndalur dhunën

skandaloze. Edhe tifozët vendas kanë sulmuar lojtarët e FK Elitës. Sipas ekipi mik, shkak u bë goli i avantazhit dhe festimi i familjarëve të tyre.

Për pasojë portieri i Fk Elitë Ron Emini ka pësuar krisje të hundës, kurse shoku i skuadrës Venhar Kadriu ka marrë dëmtimë në trup e fytyrë.

Ndërkohë, FK deklaron se do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore.

Deklarata e FK Elitë për dhunën gjatë ndeshjes

Deri kur keshtu, u rrahem nga kryetari , trajneri dhe lojtaret e Matit

Reagimi i ploteë

Deri kur futbolli keshtu ?!!!!

TURP TURP TRUP

Pikerisht ne gjirone e pare kampionale ne kuader te Liges se trete ne kuader te FFK-se LRFP-se.

Gjithcka ndodhi ne ndeshjen kampionale nderprmet KF MATI vs ELITE FC

Ne vend se lojtaret tane te shkojne ne shtepite e tyre pas ndeshjes, ata rrihen nga kryetari i KF Matit, anetare te kryesise, nga lojtaret dhe treneri i KF Matit e behen per emergjence duke mbet atje deri ne ora 23 te mbremjes.

Gjithcka ndodhi mbas minutes se 30 kur dhe ne shenuam gol per 0-1, ndersa kundershtareve iu pengonte gezimi i familjareve te lojtareve tane.

Pikesisht ne foton e pare shihet ku lojtari me nr 7 iu jep urdher disa personave ne tribune qe te mirren me familjaret e nje lojtarit tone.

Fillojne ti rrahin ne afersi te fushes babe e mire deri sa i hedhin poshte ne fushe.

A ka me trishtim se lojtari ta sheh babain e tij te pergjakur ne afersi te kembeve te tij.

Lojtari jone me nr 20 e kap per krahu babain e tij per ta ngre nga toka dhe referi e ndeshkoj me karton te verdhe pse doli jashte vijes anesore. Nuk u ndalen me kaq. Kryesia dhe tifozeria vendase filluan ti ndjekin ata te dy ne afersi te vijes anesore me shipka e dana duke iu sjell pa kontroll. Pastaj fillojne ti hudhen lojtarit tone me nr 20 duke e rrahur ate tifozet kryetari ne kryesi, disa lojtare dhe treneri vendas. Portieri jone si kapiten del nga porta dhe shkon per ta nxjerr nga turma lojtarin tone, ndersa atij i sjelle me grusht direkt ne fytyre portieri vendas dhe pergjaket pertoke.

Policia vetem shikonte dhe nuk arrestonte askend. Nuk e di a jane policia me majt rend apo me shiku duke te rrahur.

Nuk e di kush e ka pranuar ate fushe pa standardet e duhura e pa rrethoje ku lojtaret nuk jane te mbrojtur aspak.

Faleminderit KF Matit dhe kryesise per mikpritjen e tille, e per dajakun e dhene. Te gjithe e dijne se ju ndryshe nuk dini.

A vetem pse po fitonim duhet te rrahemi?

A patjeter duhet te fitoje suadra vendase?

A asnjehere nuk bene te fitoje me i miri?

A vetem pse jemi klub i ri me lojtaret te rinje duket te na frikesojne?

A keshtu po lejoni te shuhen enderrat e te rinje e ti shtyni ta lene futbollin?

Portieri Ron Emini e ka hunden e krisur ndersa Venhar Kadriu ka lendime te medha ne fytyre e ne trup. Gjithcka shihet ne raportet mjekesore te lojtareve.

Te gjithe lojtaret e tjere jane te traumatizuar dhe jane skeptike a te vazhdojne me futbollin a jo!

Ne nuk do te ndalemi me kaq, kemi ngrit padi dhe do te vazhdojme procedurat gjyqesore per rastin ne fjale.

I bejme apel komisionit te parave, LRFP-se,  FFK-se, Policise se Kosoves te marrin masa e duhura dhe ndeshkimet meritore per njerezit e tille te papergjegjshem.

Me respekt ELITE FC”.

auto_Untitled1601393777

Related posts

RIKTHEHET ÇËSHTJA “IBRA-ZAPATA”/ Mesfushori i Atalantës ironizon gjigantin suedez në rrjetet sociale (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Kastrioti-Partizani: Ibrahimi vesh “petkun” e heroit, largon topin në vijë fatale (VIDEO)

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Ja kush janë golashënuesit më të mirë, emrat SURPRIZË

F.autor

Leave a Comment