Futboll Kategoria Superiore Sport

“FITOVA ATË QË DOJA”/ Ernest Gjoka: Ja çfarë më tha Murinjo në fundin e ndeshjes

24 shtatori i vitit 2020 do të jetë një moment i paharrueshëm për trajnerin Ernest Gjoka. Tekniku kryeqytetas kishte si kundërshtar një nga trajnerët më të mirë në botë, Zhoze Murinjon, në përballjen e sotme mes Shkëndijës dhe Totenhemit. Në prononcimin për “Supersport”, pas kësaj përballje historike Gjoka u shpreh:

“Zhoze Murinjo më tha në fundin e ndeshjes që ishte sfidë shumë e bukur dhe bravo skuadrës”, zbuloi trajneri Ernest Gjoka në lidhje me takimin me “Special One”.

“E kisha thënë edhe më herët se pavarësisht rezultatit, ne do të dalim të fituar nga kjo ndeshje. Unë fitova atë që doja në fundin e ndeshjes. Të kesh kundërshtar Zhoze Murinjon, është si një arritje për të gjithë ato sakrificat që një trajner bën gjatë karrierës së tij. Sa i përket Shkëndijës, sot për skuadrën fillon një tjetër epokë.

Të luash në nivele të tilla kaq të larta, do të thotë që duke filluar nga ndeshja e radhës në kampionat, të tregojmë superioritetin tonë dhe të kthehemi në Europë edhe më të fuqishëm një vit më vonë. Është një motivim ekstra, por mbi të gjitha një ndërgjegjësim për forcën dhe atë që mund të arrijmë.”, tha ndër të tjera trajneri shqiptar.

Related posts

SHERRI MASIV PAS NDESHJES MILAN-LAZIO/ Gjesti i Acerbit, ja 2 mesfushorët që rrezikojnë dënimin

Delo.autor

Dybala vë bast për shokët: Do të fitojnë në Madrid

Sadik.Autor

DËSHTOJNË NË “FA CUP”/ Wolves mposhtin “Djajtë e Kuq” dhe kalojnë në gjysmëfinale

Delo.autor

Leave a Comment