Futboll Kategoria Superiore Sport

KAOS TEK LUFTËTARI/ Jovanoviç mbyll bashkëpunimin me klubin: Doja të bëja më të mirën, por…

Luftëtari është tashmë zyrtarisht pa trajner. Marko Jovanoviç që prej ditësh ndodhet në Serbi, ka pohuar ekskluzivisht për “Panorama Sport” se është larguar nga gjirokastritët për shkak të problemeve që ekipi ka aktualisht.

Diçka që pritej në fakt, sepse prej gati dy javësh kishte lënë Gjirokastrën, ndërsa futbollistët prej më shumë se 10 ditësh kanë bojkotuar stërvitjen.

DEKLARATA – “Kam vendosur të largohem nga Luftëtari për arsye personale, por edhe për shkak të problemeve që ka klubi. Dua ta falënderoj klubin gjirokastrit dhe gjithmonë do ta ndiej si klubin tim, ndoshta në të ardhmen mund të jemi sërish bashkë.

Uroj që Luftëtari të kalojë çdo problem dhe të ndërtojë një ekip të mirë për të ardhmen. E di që kjo do të ndodhë. Luftëtari është një klub me histori të madhe dhe jam i lumtur e krenar që kam qenë pjesë e tij. Në këtë moment nuk mund të bashkëpunonim. Ambicia ime është që gjithmonë të bëj më të mirën. Unë kthehem për një Luftëtar që të synojë Superioren, por nuk mund ta bëj këtë në këtë situatë”, ka thënë trajneri Jovanoviç, i cili qëndroi vetëm disa ditë në krye të ekipit jugor, duke u marrë kryesisht me seleksionimin e të rinjve.

Duke parë situatën, pas miqësores me Këlcyrën Jovanoviç u kthye në Serbi. Në atë kohë tha se do të vizitonte gjyshen e sëmurë, por u kuptua se largimi i tij kishte të bënte me situatën në skuadër. Ai priti zhvillimet te Luftëtari, që në fakt ishin në sensin negativ dhe tashmë ka ardhur mbyllja e bashkëpunimit. Gjirokastritët duken në një udhë pa krye.

Related posts

​Sacchi: Napoli e meriton Scudetton, por Juventus…

Q.Autor

Zyrtare/ UEFA licencon “Fadil Vokrrin”, Kosova debuton në Ligën e Kombeve

Isa.Autor

KATAR 2022/ Një autogol ndal Francën, Belgjika fiton me përmbysje Uellsin

Delo.autor