Bundesliga Futboll Sport

KËRKESA E “ÇMENDUR” E ALABAS/ Bayern nuk plotëson dëshirën e mbrojtësit

David Alaba dhe Bayern Munchen po negociojnë prej muajsh për rinovimin e kontratës, por diçka e tillë nuk po arrihet. Futbollisti i kombëtares së Austrisë u ka bërë me dije klubit kërkesat e tij dhe duket se palët janë shumë larg mes tyre.

Lojtari polivalent kërkon një kontratë 5-vjeçare me një rrogë prej 400 mijë eurosh në javë, ndërsa kampionët kanë tjetër ide. Ata ofrojnë vetëm 4 vite kontratë dhe japin 290 mijë euro në javë.

Palët janë shumë larg njëra-tjetrës dhe me shumë mundësi lojtari do të largohet. Bayerni nga krahu tjetër ka prekur pak në formacionin e ekipit që fitoi gjithçka këtë sezon, ndërsa Davies, pasardhësi i Alabas është në skuadër.

Related posts

KONSIDEROHET SI MARADONA I ARDHSHËM/ Talenti kolumbian driblon 7 lojtarë dhe vulos me një “magji” (VIDEO)

Delo.autor

FITOJNË NDESHJEN E KATËRT RADHAZI/ “Kuqezinjtë” U-18 kualifikohen në gjysmëfinale

Delo.autor

SULMUESIN SERB E QUAJNË “CIGAN MU*I”/ Futbollisti shqiptar kërkon ndërprerjen e ndeshjes

Delo.autor

Leave a Comment