Futboll Seria A Sport

“KOLOMBO NDJEN PRESIONIN”/ Kjaer: Po punojmë për të qenë në formë

Simon Kjaer po luan më tepër sesa ishte parashikuar në këtë fillimsezoni dhe ndaj Bode Glimt shfaqi rënie të dukshme fizike. Lidhur me këtë fakt ai ka folur për mediat duke deklaruar:

“Personalisht jam mirë dhe po punoj për të arritur formën maksimale. Momenti është i ngjashëm për të gjithë dhe me “COVIDIN”-in duhet të përballemi të gjithë. Ibrës i uroj shërbim të shpejtë, por tani duhet të mendojmë për takimin e radhës”. Veterani danez ka komentuar edhe kualifikimin e Milanit që rezultatin e arriti falë edhe të riut Kolombo.

sddefault

“Ai i sulmuesit është rol me peshë, megjithatë po mundohemi të mos e mbingarkojmë Lorencon me përgjegjësi. Sidoqoftë, trysnia është e pashmangshme për këdo që do të luajë në “San Siro”. Si për ata ashtu edhe për ne ishte si një finale, të cilën më duket se e përballuam me përqendrimin e duhur”, përfundoi Kjaer.

Related posts

E DUAN të gjithë/ Klubi zikaltër ka refuzuar një ofertë per këtë lojtar

Sadik.Autor

“AMBIENT IDEAL, DO BEFASOJMË SUPERIOREN”/ Mbrojtësi Ymeralilaj: Ju tregoj pse zgjodha Egnatian

Delo.autor

ZYRTARE/ PSG rinovon me idhullin e tifozerisë, Leonardo e bindi lehtë

Delo.autor

Leave a Comment