Futboll Seria A Sport

KTHESË E PAPRITUR/ Armando Sadiku zyrtarizon klubin e ri

Armando Sadiku u rikthye në kombëtare pas disa kohësh, por nuk luajti dot asnjë minutë në kualifikuesen e mbrëmshme të Minskut, kundër Bjellorusisë. Ndeshje e fituar me meritë 2-0 nga kuqezinjtë tanë, kjo. Sidoqoftë, një “sihariq” i mirë ka ardhur për elbasanasin, teksa klubi turk i Erzurumspor e ka zyrtarizuar si futbollist të vetin për sezonin e ri. Një kthesë e papritur, sepse para dy ditësh konsiderohej punë e kryer marrëveshja e tij me Samsunspor.

Pra, pas eksperiencës spanjolle, Sadiku do të provojë kampionatin turk. Sa për informacion, skuadra e re e sulmuesit shqiptar sapo është ngjitur në elitën e futbollit turk. Ja njoftimi i Erzurumspor  me këtë rast: “Ne ramë dakord parimisht me Armando Sadikun. Pasi të përfundojnë ndeshjet me ekipit kombëtar, lojtari do të vijë në Erzurum, të kryejë kontrollin shëndetësor dhe të bashkohet me ekipin tonë. Fat i mirë për komunitetin tonë!”

Related posts

LIVE| Skënderbeu-Luftëtari, Zhbllokohet sfida. Pervan shënon super gol nga distanca për korçarët

Delo.autor

Mediat italiane: Dybala do të largohet në fund të sezoni për këtë arsye

Q.Autor

NDËRPREU AKORDIN ME KLUBIN PORTUGEZ/ Tirana gati firmën me zbulimin e sezonit të kaluar në Superiore

Delo.autor

Leave a Comment