Futboll Sport

NATIONS LEAGUE/ Kosova “zgjohet” vetëm në fund, por nuk mjafton. Greqia mposht “dardanët”

Kosova është mposhtur në “Fadil Vokrri” nga Greqia, me rezultatin 2-1, një ndeshje ku loja e të besuarve të Shaland ishte e dobët, duke pasur shumë pak raste për shënim.

“Dardanët” e nisën që në fillim ndeshjen shumë keq, teksa u ndëshkuan me gol që në minutën e 2’ nga Limnios. Pas këtij goli vendasit provuan të rrezikonin për të gjetur golin e barazimit, me Zenelin që kishte një rast të artë në minutën e 10’, por pa sukses.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë. Pjesa e dytë nisi përsëri keq për Kosovën, që u ndëshkua përsëri në minutën e 51’, kur Siovas përfiton nga një përgjumje e mbrojtjes së Kosovës dhe shënon të dytin. Një goditje e rëndë kjo për ekipin e Shaland, që përpiqet të reagojë, dhe ia del të shënojë në minutën e 82’ me Bernard Berishën që shfrytëzon në mënyrë të përsosur një gafë të bërë nga portieri mik.Pavarësisht përpjekjeve, vendasit nuk ia dolën të barazojnë duke u mposhtur kështu në shtëpi. Me këtë fitore Greqia shkon në vendin e parë me 4 pikë në grupin 3 të Ligës C, ndërsa Kosova renditet e 3-ta me vetëm 1 pikë.

Related posts

Nis pjesa e dytë. Balaj merr vendin e Roshit, shiriti i kapitenit i kalon Mavrajt

Sadik.Autor

PËSOI ELEMINIMIN NË CHAMPIONS/ PSG zhvendoset në fshehtësi për seancën stërvitore, ja shkaku kryesor

Delo.autor

Ibrahimovic i BASHKOHET Man Unitedit në trajnim dhe bën PARASHIKIME të FORTA (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment