Futboll Kategoria e pare Sport

BËRI HISTORI PARA 3 SEZONESH/ Klubi i Kategorisë së Parë rikthen në pankinë trajnerin e njohur

Besëlidhja gjen trajnerin. Pas dorëheqjes së Sinan Bardhit, klubi ka zgjedhur pasuesin e tij. Bëhet fjalë për Alban Brukën, i cili rikthehet në këtë post pas 3 sezonesh. Trajneri i ri nuk vjen vetëm, pasi në krah do të ketë Paulin Palocin. Stafi teknik prej ditës së djeshme ka zbarkuar në fushë, duke marrë zyrtarisht “frenat” e ekipit. Është vetë Gjok Noka që konfirmon lajmin për “Panorama Sport”.

Presidenti ka zgjedhur pikërisht Brukën, derisa me të kanë bërë edhe histori. Kujtojmë që skuadra jo vetëm shkoi deri në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, por e mbylli kampionatin në Kategorinë e Parë me pikë të barabarta me Kamzën (paçka se në fund nuk u ngjitën dot në elitë). Kreu i lezhjanëve është i bindur se me të në stol, skuadra do të kthehet shpejt në “shina”. “Pas largimit të Sinan Bardhit nga kreu i pankinës, për shkak të rezultateve të dobëta, mendova që për fazën e tretë të emëroj si trajner Alban Brukën.

Ndihmës i tij do të jetë lezhjani Paulin Paloci. Brukën unë e njoh shumë mirë, pasi e ka drejtuar skuadrën edhe para tri sezonesh, kur ekipi mori rezultate të kënaqshme në Kupën e Shqipërisë dhe u kualifikua deri në gjysmëfinale. Por, edhe në kampionat ishim mirë, teksa e mbyllëm sezonin me pikë të barabarta me skuadrën e vendit të parë, asokohe Kamza. U ngjitën këta të fundit në Superiore me makinacionet që tashmë dihen. Tani nuk na ka mbetur shumë për të bërë, gjithsesi do të japim më të mirën në fushë. Pozicioni që kemi në tabelë, por edhe rregullat në fuqi na e ndërprenë që tani rrugën drejt objektivit.

Gjithsesi, unë kam besim se nën drejtimin e Alban Brukës, Besëlidhja shumë shpejt do të kthehet në shina dhe do të tregojë forcën e saj reale. Ne as që e mendojmë mbijetesën, por na shqetëson fakti se nuk arritëm të shfrytëzonim potencialin që kemi në dispozicion, për të mos arritur në fazën ‘play out’”, përfundoi Gjok Noka.

Related posts

SULMON ASHPËR JORGINHO-N/ Agbonlahor: Nuk e kuptoj si ka qenë në garë për “Topin e Artë”

Delo.autor

KËRKON PËRFORICME NË EKIP/ Barcelona largon mbrojtësin, ofertë të re për lojtarin e Guardiolës

Delo.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Kualifikohen për në gjysmëfinale Kukësi, Tirana dhe Teuta

Delo.autor

Leave a Comment