Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Ferrari në krizë: Nuk e kuptojmë ç’po ndodh, pilotët s’kanë më besim

Situata te Ferrari duket kaotike pas garës së fundit në Belgjikë, ku pilotët e saj u renditën në vendet 13-14, një rezultat zhgënjyes dhe një makinë që nuk ishte e aftë të parakalonte as rivalët e “dorës së dytë”. Askush nuk jep një përgjigje për problemet, ndërkohë që këtë fundjavë zhvillohet gara e radhës në pistën e shtëpisë, në Monza.

“Ka diçka që nuk po arrijmë ta kuptojmë dhe po na shpëton. Shpresoj që teknikët dhe inxhinierët ta kuptojmë se ku po çalon puna. Kjo është e njëjta makinë që kishim edhe në garat e kaluara, por në Belgjikë diçka nuk funksionoi”, u shpreh Mattia Binotto, drejtori sportiv i Ferrarit.

Binotto pranon se kjo situatë ka futur skuadrën në krizë dhe pilotët nuk besojnë më se kjo makinë mund të kryejë mrekullinë këtë sezon: “E pranoj që edhe pilotët e kanë të vështirë, duke mos gjetur atë besim se makina mund të jetë 2 apo 3 të dhjetat më shumë, sidomos të shtunën, në provat zyrtare. Duhet durim e punë për të dalë nga kjo krizë, por nuk tërhiqemi”.

Related posts

Në Britani e kishin paralajmëruar/ Tifozët e Liverpoolit masakrohen nga huliganët nazistë

Sadik.Autor

SHIFRAT/ Barcelona kalon Real Madridin për fitimet e vitit që kaluam

Delo.autor

ANGLI-SHQIPËRI/ Situata kaotike me tifozët, Federata Angleze reagon për ndeshjen me “Kuqezinjtë”

Delo.autor

Leave a Comment