Basketball Sport Të tjera

NBA/ Pas eliminimit nga play off, Houston mbetet edhe pa trajner

Mike D’Antoni ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra e trajnerit të skuadrës së Houston Rockets, post të cilin e ka mbuluar në 4 sezonet e fundit. Gjatë këtyre viteve, ai është zgjedhur dy herë si trajneri më i mirë i vitit në NBA.

Trajneri italo-amerikan, 69-vjeç, pritet të marrë drejtimin e skuadrës së Philadelphia, ende pa drejtues. Gjatë katër sezoneve te skuadra e Houston ai arriti 217 fitore në 319 ndeshje, duke qenë trajneri më i suksesshëm në historinë e këtij ekipi.

D’Antoni vendosi të largohet në fund të kontratës së tij 4-vjeçare, vetëm pak orë pas skuadra e tij u eliminua nga gjysmëfinalet play off (humbi 1-4 serinë ndaj Lakers). Vendin e tij pritet ta zërë asistenti i tij, Sam Cassell, i sponsorizuar nga vetë D’Antoni.

Related posts

REZULTOI SKANDALOZ/ Udhëhoqi Argjentinën në dështim: Sampaoli zyrtarizon ekipin e ardhdshëm

Isa.Autor

INTERVISTA KU “PLESHTI” ZBULOI GJITHÇKA/ Nga momenti më i keq i karrierës tek shoku i skuadrës që nuk do donte ta kishte

Delo.autor

E BUJSHME/ Cilësohet si futbollist me të ardhme, Interi rinovon kontratën me talentin shqiptar

Delo.autor

Leave a Comment