Futboll Seria A Sport

NUK HEQ DORË NGA ËNDRRA/ Juventus ofron 40 milionë euro për mesfushorin e Manchester United…

Paul Pogba është kthyer në orbitën e Juventus-it.

Mesfushori i Manchester United është kthyer në qendër të zërave të merkatos që flasin për një kthim të tijin në Torino.

Sipas Tuttosport, plani për rikthimin e francezit te bardhezinjtë është menduar në çdo detaj.

Manchester United dhe lojtari janë të lidhur nga një kontratë prej 13.5 milionë eurosh në sezon deri në vitin 2022 dhe Juventus po mendon të presë edhe një vit për ta realizuar goditjen me shifra më të ulëta se 130 milionë eurot e kërkuara nga Djajtë e Kuq.

Me një kontratë drejt skadencës dhe 29 vite në kartën e identiteti, francezi mund të sigurohet edhe për një shifër jo më të lartë se 40 milionë euro.

Një shumë më se e përballueshme që do ta lejonte Juventus-in të rikthente kampionin e botës në shtëpi.

Related posts

“TERMINATORI” MESSI NË CHAMPIONS/ Ja statistikat e frikshme që po gjunjëzojnë Liverpoolin

Delo.autor

E PABESUESHME/ Mertens shënon ndaj Romës me një SUPER GOL nga goditja e dënimit (VIDEO)

Delo.autor

“PËRBALLJA” MES DY SHQIPTARËVE NË SKOCI/Grezda shihet si “çelës suksesi” për Rangers në prag të sfidës me Livingston

Isa.Autor

Leave a Comment