Futboll Sport

“PARISIENËT” MENDOJNË PËR TË ARDHMEN/ PSG i “rrëmben” objektivin Milanit, anglezët i presin krahëhapur

PSG po mendon për të ardhmen dhe kanë hedhur sytë drejt Anglisë. Ata duan të bindin mesfushorin e Chelseas, Timmoue Bakayoko. Francezët po synojnë një mesfushor dhe lojtari i londinezëve e njeh mirë kampionatin francez.

Kampionët e Francës duan të arrijnë te futbollisti 26-vjeçar sipas asaj që shkruan Le 10 Sport. Blutë e Londrës janë dakort që të negociojnë për shitjen e lojtarit, pasi trajneri Lampard nuk e ka në plane.

Bakayoko donte të kalonte te Milani, por një lëvizje e tillë nuk u arrit. Italianët nuk bindën Chelsean dhe u dorëzuan, pasi anglezët duan 45 milionë euro. Shifër që mund të përballohet pa problem nga ekipi i PSG.

Related posts

Heynckes kritikon qëndrimin e Aubameyangun: Unë do të refuzoja ta transferoja atë

Q.Autor

SURPRIZË NË DERBIN “KATALANAS”/ David Lopez shtang Barcelonën dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Payet partner për Icardi te Inter, janë vendosur kontaktet

Sadik.Autor

Leave a Comment