Futboll Sport

PËR HERË TË PARË LUAJNË NË EUROPA LEAGUE/ Trajneri i Granadës: Teutën e vlerësojmë, eliminoi ekip të fortë

Për ndeshjen me Teutën ka folur dje në mbrëmje edhe trajneri i Granadës, Diego Martinez, i cili mes të tjerash për faqen zyrtare të klubit në “Twitter”, ka theksuar:
diego-martinez
“Është nder për mua që do të jem trajneri i Granadës në ndeshjen e saj të parë dhe historike në kompeticionet e europiane. Fati e deshi që të luajmë në Shqipëri, ndaj Teutës, një kundërshtari që ka kaluar turin e parë, duke eliminuar një ekip të fortë. Kjo do të thotë shumë. Di që fitoi ndeshjen e Superkupës në vendin e vet dhe ne do ta vlerësojmë këtë skuadër. Për ne është e rëndësishme që të paraqitemi sa më mirë në Ligën e Europës, të marrim shpërblimin e gjithë asaj pune të jashtëzakonshme që kemi bërë sezonin e fundit”.

Related posts

INSISTON SE ISHTE SEZON I JASHTËZAKONSHËM/ Ronaldo e fut veten në debatin për “Topin e Artë”, ja lista me sukseset e tij

Delo.autor

VIDEO/ Kjo nuk ishte parë ndonjëherë, shihni lëvizjet misterioze gjatë goditjes së dënimit

Q.Autor

NIS KËRKIMET NË BUNDESLIGA/ Shiti De Jongun tek Barcelona, Ajaksi e zëvendëson me një shqiptar

Delo.autor

Leave a Comment