Futboll Seria A Sport

“PIRLO ËSHTË IDHULLI IM”/ Ylli i Serisë A: Ëndrra ime është të luaj me Juventus

E gjithë vëmendja e merkatos së futbollit është te lamtumira e bujshme e Leo Messi-t nga Barcelona dhe për një transferim të mundshëm të tijin në Itali tek Inter-i.

Megjithatë, zikaltrit nuk janë të vetmit që po lëvizin në merkato. Në Serinë A është edhe Juventus që po punon për sezonin e ri dhe të gjithë po presin me padurim për të parë Andrea Pirlo-n në rolin e trajnerit.

Në pritje të prezantimit zyrtar të Arthur, bardhezinjtë po punojnë për të siguruar një tjetër mesfushor. Bëhet fjalë për lojtarin e Sassuolo-s dhe ish-yllin e Milan-it, Manuel Locatelli.

Një ide që pëlqehet shumë edhe nga lojtari, duke parë deklaratat që ka bërë për bardhezinjtë:

“Për sa më takon, Pirlo është idhulli im, dhe është një ëndërr për mua të përmendem për një transferim tek Juventus-i”.

22-vjeçar ka siguruar se nuk bëhet fjalë për një hakmarrje ndaj Milan-it: “Nuk kam asnjë peng, jam i kënaqur për revanshin që kam marrë me Sassuolo-n”, ka thënë Locatelli.

“Duket se gjërat duhet të shkonin kështu dhe i jam mirënjohës klubit që më ka ndihmuar të rritem duke më dhënë besim”.

Related posts

MOMENTI PREKËS/ Ylli amerikan dorëzon titullin kampion për shkak të sëmundjes

Isa.Autor

“TELENOVELA” LAUTARO-BARCELONA/ “Katalanasit” i ofrojnë Interit 70 milionë euro + dy lojtarë

Delo.autor

YLLI FRANCEZ I PAKËNAQUR NË “OLD TRAFFORD”/ Solskjaer: Do lejoja largimin e Pogba vetëm nëse…

Delo.autor

Leave a Comment