Futboll Seria A Sport

ROMA-JUVENTUS/ Kumbulla debuton me verdhekuqtë, Morata titullar tek “Zonja e Vjetër” (FORMACIONET ZYRTARE)

Futbollisti i Shqipërisë Marash Kumbulla do të debutojë sot me ekipin e tij të ri Romën kundër Juventusit. Ashtu siç u paralajmërua dje nga trajneri i verdhekuqve Paulo Fonseka, mbrojtësi i kombëtares sonë do të jetë titullar përballë kampionëve të Italisë.

Në anën tjetër, debutim ka edhe për Alvaro Moratën. Sulmuesi spanjoll, i cili ka pak ditë që i është bashkuar Juventusit do të jetë në fushë së bashku me Kristiano Ronaldon, me të cilin luan për herë të parë bashkë pas 3 vitesh. Trajneri Pirlo u ka besuar sërish Kulusevskit dhe MekKinit, ndërsa ka lënë në stol Paulo Dibalë, Dagllas Kostën dhe Artur Melon. Në stolin e Juventusit është dhe sulmuesi i Shqipërisë U21 Xhakomo Vrioni.

FORMACIONET ZYRTARE

ROMA (3-4-2-1): Mirante; Mançini, Ibanez, Kumbulla; Santon, Vertu, Pelegrini, Spinacola; Mkitarian, Pedro; Xheko. Trajner: Paulo Fonseka.

JUVENTUS (3-4-1-2): Shezni; Danilo, Bonuçi, Kielini; Kulusevski, MekKini, Rabio, Kuadrado; Ramsej; Morata, Ronaldo. Trajner: Andrea Pirlo.

Related posts

U DËNUA NGA KD/ Tirana: Ngoo ishte viktima, nuk mbyllet stadiumi për një shishe

Delo.autor

LIVE/ Shqipëri-Moldavi. Pjesa e dytë, rezultati 2-0

Delo.autor

I BEFASON TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Pochettino: Barcelona? Emri im s’mund të lidhet me atë klub

Delo.autor

Leave a Comment