Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Milan funksionon edhe pa Zlatan, “uragani” Napoli shkatërron Genoan

Dy fitore në dy ndeshjet e para të Serisë A, që të dyja me rezultat 2-0. Milani e nisi në mënyrën e duhur sezonin dhe u jep një sinjal domethënës pretendentëve për titullit. Pas suksesit me Bolognan në “San Siro”, erdhi trepikëshi i radhës në fushën e Crotones. Në mungesë të Zlatan Ibrahimovicit, i izlouar pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19, për “Djallin” shënuan Kessie dhe blerja e freskët, Brahim Diaz. Mesfushori 23-vjeçar shndërroi në gol në shtesën e pjesës së parë një 11-metërsh të fituar nga Rebic (kryesori e konfirmoi edhe pasi u konsultua me sistemin VAR), ndërsa ish-sulmuesi i Realit realizoi golin e sigurisë 5 minuta pas startit të pjesës së dytë, me një devijim në zonën e portierit.

Me hapin e Milanit ecën edhe Napoli, që u shfaq si uragan në përballjen me Genoan në “San Paolo”, aty ku Elseid Hysaj u konfirmua alternativë e besueshme në krah të djathtë të mbrojtjes, me Gattuson që e aktivizoi titullar. Napolitanët fituan thellë me rezultat tenistik 6-0, duke e dominuar në çdo aspekt lojën. Spikati me dygolësh Lozano, ndërsa në listën e golashënuesve shënuan emrin edhe Zielinski, Mertens, Elmas dhe Politano.

Edhe pse ka shitur disa elementë kryesorë , si Rrahmanin dhe Kumbullën, Verona vazhdon të befasojë në Serinë A. Ekipi verdheblu fitoi 1-0 ndaj Udineses në “Bentegodi” me gol të Favillit në minutën e 57-të. Ekipi i drejtuar nga Juric ka marrë pikë të plota në dy ndeshjet e para të Serisë A.

Related posts

Paris SG-Marseille/ Njihuni me derbin më të luftuar në Francë (FOTO)

Q.Autor

“KEMI NJË SFIDË TË VËSHTIRË PËRPARA”/ Trajneri Conte driblon të ardhmen: Do të flas vetëm kur të arrihet objektivi

Delo.autor

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Mesfushori Kessie jep mesazh emocionues për Milan dhe tifozët

Delo.autor

Leave a Comment