Futboll Seria A Sport

SIRENA RUSE PËR MBROJTËSIN HYSAJ/ Kapiteni i Kombëtares mund të përfundojë tek klubi…

Elseid Hysaj është gjithnjë në vëzhgim nga një ekip. Deri në momentin që do të këtë një firmë në kontratën e rinovuar me Napolin, për kapitenin e Kombëtares nuk do të reshtin interesimet. I fundit që del në skenë është Spartaku i Moskës. Teksa po negocion për afrimin e Aurier, anësorit të Totenhemit, një objektiv dytësor duket se është mbrojtësi kuqezi.

Së fundmi, në Itali kanë bërë me dije se menaxheri dhe drejtuesit e Napolit kanë gjetur një akord parimor për rinovimin, mirëpo dje është bërë me dije se Spartak Moskë ka shprehur interes për mbrojtësin. Hysaj është nën kontratë me Napolin edhe për një sezon, por bëhet fjalë se ai mund të hedhë firmën në kontratë që të jetë pjesë e tyre deri në vitin 2024.

Parametrat financiarë të rrogës të rishikohen dhe përmirësohen si dhe të hiqet klauzola prej 50 milionë eurosh që ka vendosur klubi, për ata që do të interesohen të sigurojnë shërbimet e tij në të ardhmen. Vetë Hysaj, në konferencat për shtyp me Kombëtaren, deklaroi se kishte dëshirë që të qëndronte gjatë në Napoli.

Related posts

PLAS TE KLUBI I SERIA A/ Trajneri serb kapet me ish mesfushorin e Interit (FOTO)

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM NË HUNGARI/ Ylli shqiptar merr topin nga mesi i fushës dhe realizon një “magji” (VIDEO)

Delo.autor

Ronaldo dhuron spektakël por nuk mund dot i vetëm Spanjën (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment