Futboll Ligue 1 Sport

FUTET NË GARË ME REAL MADRID DHE JUVENTUS/ Leonardo gati 50 milionë stërlina për yllin e Premier…

Shtohen pretendentët për mesfushorin danez Christian Eriksen, që vazhdon të refuzojë rinovimin e kontratës me skuadrën e Tottenham. Sipas “L’Equipe”, skuadra e Paris Saint Germanin është interesuar për 27-vjeçarin, kontrata e të cilit me Spurs skadon pas një viti dhe mund të largohet me koston zero verën e ardhshme.

Tottenham, duke qenë se nuk po arrin të bindë lojtarin të rinovojë, është gati ta lërë të lirë edhe pse kjo gjë do të ndodhë për jo më pak se 50 milionë stërlina. Shumë të cilën PSG është gati ta paguajë, duke qenë se bëhet fjalë për një nga mesfushorët më të mirë në botë.

Për Eriksen kanë kohë që interesohen edhe Real Madrid e Juventus, por tashmë këto dy skuadra duhet të “ruhen” edhe nga PSG. Mediat franceze konfirmojnë një kontakt të Leonardo me menaxherin e lojtarit, për të kuptuar nëse ky transferim mund të kryhet në ditët e mbetura të merkatos apo në janar, kur kostoja e tij mund të jetë edhe më e ulët.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Rezulton pozitiv me COVID-19 edhe në testin e dytë mesfushori i Juventus…

Delo.autor

LIVE/ Tirana-Laçi, Halili gol me dorë “alla Maradona”, por arbitrat kapin gjithçka

Delo.autor

PREZANTOHET TEK JUVENTUS/ Mesfushori Kulusevski: Jam me fat që do luaj me Ronaldon, Ibra më telefonoi…

Delo.autor

Leave a Comment