Futboll La Liga Sport

U TRANSFERUA TEK SEVILLA/ Rakitic i bën ftesën e veçantë Messit dhe paralajmëron Bayernin

Leo Messi ka dëshirë të largohet nga Barcelona, por nuk do ta ketë aspak të lehtë të bindë katalanasit.

Në fakt, është shumë e vështirë të gjendet një skuadër në gjendje të shpenzojë shifrën e kërkuar nga Barça.

Një zgjidhje është ofruar me shaka nga Rakitic. Mesfushori kroat, i transferuar nga Barcelona te Sevilla, ka dhënë mendimin e tij:

“Sigurisht, këtu te Sevilla mund t’ia gjejmë një vend”.

Kroati, në vazhdim, ka folur edhe në lidhje me sfidën e Superkupës së Europës kundër Bayern Munich: “Duam ta fitojmë Superkupën. Me gjithë respektin për Bayern-in, them se edhe ne jemi të fortë dhe mund t’ia dalim”.

Related posts

E ÇUDITSHME/ Nga karton nëse le stadiumin deri te mbledhësi i topave, ja 13 rregullat “sekrete” të futbollit

Delo.autor

PSG fiton bindshëm ndaj Lille, shkëlqen Neymar

Q.Autor

NDESHJA NDAJ CRYSTAL PALACE/ Kështu nisi aksioni që ndëshkoi “Topçinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment