Bundesliga Futboll Sport

19-VJEÇARI NUK PO GJEN HAPËSIRA/ Bayern do afrimin e madh, “grabit” talentin e Anglisë…

Bayern Munchen po flet me Chelsean për të huazuar Callum Hudson-Odoi. 19-vjeçari nuk po gjen hapësira dhe do të largohet nga ekipi i bluve të Londrës.

Anglezi mendon për të nënshkruar me gjermanët, pasi dëshiron të transferohet në kampionat tjetër. Bayerni tentoi të firmoste me lojtarin në një marrëveshje përfundimtare dhe në sezonin e kaluar, por nuk ia dolën mbanë.

Chelsea nuk e konsideron më të pashitshëm, prandaj dhe mund ta lëshojnë më lehtë futbollistin e ri. Hudson-Odoi është i mërzitur nga trajtimi që po i bëhet në Angli dhe do një strehim të ri.

Related posts

Valverde: Jemi ekip i vështirë për t’u mposhtur

Q.Autor

REAL MADRID-EIBAR/ “Los Blancos” barazojnë shifrat, shënon Benzema

Delo.autor

PEZULLIMI I KAMPIONATIT PAS DHUNËS/ Të hënën nis diskutimi me qeverinë, zbulohen kërkesat e FSHF-së

Delo.autor

Leave a Comment