Futboll Kategoria Superiore Sport

ALARM TEK TIRANA PARA NISJES SË KAMPIONATIT/ Çelhaka lë gropë të madhe në mesfushë. Egbo ndryshon skemën

Emanuel Egbo është në hall. Më pak se një javë nga nisja e kampionatit, trajneri së bashku me stafin e tij ka kuptuar se gropa e lënë në mesfushë nga Jurgen Çelhaka nuk mund të mbulohet nga lojtarët që ka në skuadër. Pikërisht, duke parë që skema 4-2-3-1 nuk po jepte efekt, ka vendosur që skuadrën ta rreshtojë në 3-5-2.

Në fakt, bardheblutë prej kohësh po vuajnë mungesën e mesfushorit 19-vjeçar, i cili ka bërë një sezon model. Gjatë të gjitha miqësoreve të deritanishme, askush nuk ka mundur ta zëvendësojë lojtarin e ekipit shpresa. Motor dhe digë në fushë, Egbo dhe stafi mendojnë se ai është lojtari që po bën të vuajë Tirana. Janë provuar disa lojtarë në atë pozicion, duke filluar nga Torasa, Giamfi apo Najdovski.

Sigurisht, maqedonasi mund ta bëjë, por largimi i tij nga mbrojtja do të humbte shumë forcë. Në këto kushte, për të zëvendësuar Çelhakën janë bërë disa lëvizje në fushë. Pas provave të djeshme është parë që sulmi do të përbëhet nga dyshja Kobina-Muçi ose Kobina-Torasa, me argjentinasin dhe 19-vjeçarin e Tiranës që do të bëjnë rokadë me njëri-tjetrin gjatë lojës.

Në qendrën e mesfushës, kuptohet, do të luajë Batha dhe Giamfi, pasi ganezi është afrikani më i përshtatshëm për ta bërë atë pozicion mes shumë lojtarëve që Tirana ka në dispozicion. Për t’u shënuar është se Danso kalon në stol, pasi duket se nuk e ngroh stafin bardheblu.

DËMTIMET – Te Tirana, Kristian Toshevski dhe Jurgen Çelhaka janë problemet kryesore për stafin, pasi ende ata nuk i kanë kaluar dëmtimet. Qendër mesfushori vazhdon të ketë pupalgji dhe mjekët e Tiranës ende nuk janë të bindur që lojtari mund ta ketë kaluar dëmtimin. Në këto kushte gjasat janë që lojtari të zhvillojë një vizitë në Greqi në një klinikë të specializuar, që të shihet se si po shkon riaftësimi i futbollistit dhe çfarë mund të bëhet më shumë.

Kristian Toshevski është një tjetër lojtar që vazhdon të jetë i dëmtuar. Ai ndodhet në Tetovë dhe po punon për të kaluar dëmtimin në një klinikë të specializuar në vendin e tij. Gjasat janë që lojtari të jetë në Tiranë javën e ardhshme, por mund të jetë në fushën e lojës vetëm pas ndalesës së kombëtareve. Veç këtyre të dyve Tirana nuk ka në dispozicion as Elton Kalenë.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Harry Maguire prezantohet tek skaudra e Manchester United

Delo.autor

KËRKON ME ÇDO KUSHT TALENTIN E SERIE A/ Juventusi gati planin 70 milionë eurosh për të marrë ylllin…

Delo.autor

Serena Williams: Familja mbi të gjitha, ndaj humbja nuk më tremb më

Isa.Autor

Leave a Comment