Futboll Kategoria Superiore Sport

AVDIJAJ MBETET “MISTER” TEK TIRANA/ Nuk stërvitet me grupin që pas ndeshjes me Jang Boisin

Albion Avdijaj është një mister më vete për Tiranën. Lojtari, edhe pse udhëtoi drejt Zvicrës, nuk u grumbullua fare në 18-shen antiJang Bojs. Ama me kthimin në Shqipëri dhe nisjen e stërvitjes lojtari sërish nuk ka dalë të stërvitet me grupin. Sipas bardhebluve, lojtari ka shqetësime fizike. Në të vërtetë, futbollisti është parë që të punojë në palestër këto ditë, ndërsa dje punoi me topin në mënyrë individuale pak minuta nga fundi i përgatitjeve.
Gjithsesi, dihet që lojtari për momentin nuk gëzon besimin e drejtuesve të skuadrës dhe klubi i ofroi ulje të rrogës apo qoftë edhe prishjen e merkatos. Në fakt, Avdijaj gjatë këtyre dy muajve është dëmtuar dy herë. Lojtari ndjeu shqetësime edhe pas sfidës me Zvezdën.
Celhaka
ÇELHAKA – Ka mbaruar para kohe aventura e Jurgen Çelhakës me Kombëtaren U-21. Futbollisti i bardhebluve ka pasur një shqetësim në rrëzët e kofshëve dhe për këtë qëllim është lejuar nga Bushi të largohet para kohe. Lojtari do të qëndrojë pushim të paktën 10 ditë dhe më pas do të nisë punën. Të riaftësuar plotësisht konsiderohen si Erjon Hoxhallari dhe Giamfi. Të dy lojtarët kanë nisur stërvitjen me grupin dhe do të jenë normalisht në fushën e lojës gjatë miqësores së ditës së shtunë kundër ekipit Shpresa. Këto ditë skuadra është plotësuar nga të rinjtë, të cilët kanë mbushur radhët e grupit të Emanuel Egbosë që aktualisht ka 11 mungesa për shkaqe të ndryshme objektive.

Related posts

JUVENTUS – CHIEVO/ “Zonja e vjetër” do të kërkojë vazhdimin e përkryer në krye të ligës (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

La Masia 2002-2003: Momenti kur Pique, Fabregas dhe Messi u bënë telepatik

Sadik.Autor

NBA/ LA Lakers humbasin me Donçiç në parket, Cleveland ‘thyejnë’ Bullsat! Sukses për Denver dhe Miamin

F.autor

Leave a Comment